Shkodër, tensione mes policisë dhe Voltana Ademit

schedule13:41 - 21 Qershor, 2019

schedule 13:41 - 21 Qershor, 2019

Kryetarja e Bashkisë se Shkodrës i është kthyer sërish KZAZ nr. 3, ambientet e së cilës tre ditë më parë u shkatërruan dhe u dogjën. Por megjithatë forcat e policisë nuk janë larguar prej aty.

Për këtë fakt Ademi ka kërkuar lirimin e ambienteve dhe e mbështetur nga simpatizantë të opozitës, ajo ka debatuar me forcat e policisë, duke e cilësuar si prezence të paligjshme të tyre.

KZAZ nr. 3 është e vendosur në ambientet e shkollës, “Shejnaze Juka” dhe tre ditë më parë aty pati përplasje të madhe midis bashkiakëve dhe policisë. Për këtë ngjarje u arrestuan disa persona, midis tyre edhe ish deputeti Bardh Spahia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!