15 kallëpe tritoli dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës iu gjetën një personi brenda në banesën e tij në fshatin Gajtan i Sipërm në Shkodër.
Policia arrestoi Niko. K, 36 vjeç, si posedues të këtij arsenali duke e akuzuar për mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shperhtyese dhe i municionit. Operacioni u realizua nga Krimet e Rënda në Policinë e Shkodrës.
Deri tani nuk dihet ende nëse 36-vjeçari i shiste kallëpet apo i kishte për t’i vetëpërdorur./abcnews.al