Të tjera detaje zbulohen nga ngjarja në Shkodër, ku një person qëlloi pesë herë me armë zjarri ndaj një automjeti tip “Range Rover” në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi, por në makinë ka qendë i biri, Arjon Kajoshi, boksier.
Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC News se autori është identifikuar nga policia, pasi nuk ka pasur asnjë maskë për të mbuluar fytyrën.
Ndër të tjera gazetari raportoi se policia po heton ngjarjen dhe lidhjen mes autorit dhe familjes Kajoshi.
“Është bërë identifikimi i autorit, por nuk bëhet publik emri për çështje hetimi. Dyshohet e mes tyre ka pasur një konflikt. Në makinë në pronësi të shtetasi Sokol Kajoshi, ka qenë djali i tij, Arjon Kajoshi, i cili është boksier. Autori nuk ka pasur maskë dhe kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit. Sipas burimeve të informacionit, policia po heton lidhjen mesa autorit dhe familjes Kajoshi.”, raportoi ‘live’ gazetari.
/abcnews.al