Shkodër, pas mjekëve arrestohen punonjës të Hipotekës

schedule11:09 - 21 Shtator, 2018

schedule 11:09 - 21 Shtator, 2018

Në Shkodër vazhdon vala e arrestimeve. Pas mjekëve kësaj here një jurist i Hipotekës dhe tre persona të tjerë janë vënë në pranga. Ata akuzohen për abuzim me prona.

Katër persona ranë në prangat e Policisë së Shkodrës mes tyre edhe juristi i zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ata akuzohen për korrupcion.

Pas një hetimi disa mujor u arrestuan Mirjam Bletaj me detyrë jurist prane ZRPP Shkodër, si dhe Sokol Tirana, Joan Zefi dhe Ndoc Tarja.

Sipas prokurorisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistruar pasuri të paluajtshme në kundërshtim me ligjin.

Ka prova, thuhet nga prokuroria se mes juristit Mirjam Bletaj dhe Sokol Tiranës ka pasur kontakte të vazhueshme për kryerjen e regjistrimit dhe dhënien e certifikatës së pronësisë së personave të ndryshëm.

Kurse dy të arrestuarit e tjerë Ndoc Tarja dhe Joan Zefi kanë qenë përfitues në këtë rast.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Joan Zefi dhe Ndoc Tarja përmes Sokol Tiranës kanë tentuar regjistrimin e pronave dhe marrjen e certifikatës së pronësisë kundrejt pagesës.

Nuk bëhet e ditur se për cilat prona bëhet fjalë dhe si ka funskionuar skema.

Nga ana tjetër mësohet se nga ana e Prokurorisë së Shkodrës në bazë edhe të ankesave të qytetarëve ndaj punonjësve të ZRPP Shkodër kanë nisur hetime në lidhje me dosjet e kryera dhe ato të cilat janë në proces e sipër.

Jo zyrtarisht thuhet se do ketë edhe akuza të tjera ndaj zyrtarëve të ZRPP Shkodër. Mirjam Bletaj është edhe këshilltar në këshillin Bashkiak të Shkodrës i zgjedhur në 2015-n nën siglën e LSI-së kurse në Mars të këtij viti ka njoftuar largimin nga kjo forcë politike dhe bashkimin me Partinë Socialiste./abcnews.al