Ministria e Brendshme ka nisur një program për të përmirësuar infrastrukturën e të gjitha drejtorive të policisë dhe komisariateve nëpër qarqe. Deri në fund të vitit, Shkodra do të ketë një ndërtesë të re të Drejtorisë së Policisë, punimet për të cilën u inspektuan nga ministri i Brendshëm Lleshaj.
Projekti për ndërtimin e objekteve të Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër financohet nga buxheti i shtetit. Sipas kontratës me kompaninë ndërtuese, afati i zbatimit shkon deri në Tetor 2020.
Por ecuria e punimeve ka qenë e mirë, ndaj me ritmin aktual parashikohet që punimet të mbyllen plotësisht brenda këtij viti. Policia e Shkodrës prej vitesh punonte në një ndërtesë larg parametrave, duke cenuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe pa kushte normale për punonjësit./abcnews.al