Shkodër/ Kontrolle në liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës, bllokohen 1 anije, 13 varka e 5 skafe

schedule14:36 - 12 Korrik, 2023

schedule 14:36 - 12 Korrik, 2023

Policia e Shtetit vijon kontrollet në liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës, për mjetet  lundruese që operojnë për qëllime argëtimi dhe lundrimi.

Në nisje të këtij operacioni, në vendin ku ankorohen mjetet lundruese në liqenin e Komanit u konstatuan 13 varka artizanale që nuk përmbushnin kriteret e sigurisë dhe nuk ishin të pajisura me dokumentacionin përkatës.

Në vijim, në hyrje të liqenit të Komanit, u konstatua një traget me mbishkrimin “Rozafa”, për të cilin specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar kanë referuar materialet në Prokurori, pasi u konstatua për herë të dytë, në cenim të plotë të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë.

Gjithashtu, janë konstatuar edhe 5 mjete lundruese skafë, drejtuesit e të cilëve kishin autorizim për përdorim personal, por jo për të ushtruar veprimtari ekonomike si operator turistik. Drejtuesit e këtyre skafëve nuk u lejuan të merrnin pasagjerë në bord.

Nga kontrollet u konstatuan edhe 25 varka artizanale të bregëzuara në pjesë të ndryshme të liqenit të Komanit. Shërbimet e Policisë vijojnë verifikimet për të identifikuar pronarët e këtyre mjeteve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme për bllokimin e mjeteve lundruese që nuk përmbushin kushtet e sigurisë, për transportimin ditor, për qëllime turistike, të turistëve dhe vizitorëve.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Iniciohet plani operacional policor i koduar “Lundrim i sigurtë”, për kontrollin ndaj mjeteve lundruese që operojnë për qëllime argëtimi dhe lundrimi.

Plani operacional, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e dhjetëra efektivëve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, Delta Forcën dhe me Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për të ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës.

Objektivat, rritja e parametrave të sigurisë për qytetarët, vizitorët dhe pushuesit, si dhe parandalimi i incidenteve gjatë sezonit turistik.

✅Në nisje të këtij operacioni, në vendin ku ankorohen mjetet lundruese në liqenin e Komanit u konstatuan 13 varka artizanale që nuk përmbushnin kriteret e sigurisë dhe nuk ishin të pajisura me dokumentacionin përkatës.

✅Në vijim, në hyrje të liqenit të Komanit, u konstatua një traget me mbishkrimin “Rozafa”, për të cilin specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar kanë referuar materialet në Prokurori, pasi u konstatua për herë të dytë, në cenim të plotë të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë.

✅Gjithashtu, janë konstatuar edhe 5 mjete lundruese skafë, drejtuesit e të cilëve kishin autorizim për përdorim personal, por jo për të ushtruar veprimtari ekonomike si operator turistik. Drejtuesit e këtyre skafëve nuk u lejuan të merrnin pasagjerë në bord.

✅Nga kontrollet u konstatuan edhe 25 varka artizanale të bregëzuara në pjesë të ndryshme të liqenit të Komanit. Shërbimet e Policisë vijojnë verifikimet për të identifikuar pronarët e këtyre mjeteve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme për bllokimin e mjeteve lundruese që nuk përmbushin kushtet e sigurisë, për transportimin ditor, për qëllime turistike, të turistëve dhe vizitorëve.

Plani operacional policor i koduar “Lundrim i sigurtë” përfshin kontrolle të imtësishme ndaj të gjitha mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, për të verifikuar pajisjen me dokumentacionin që kërkon ligji për të lundruar, përmbushjen e kritereve për sigurinë e pasagjerëve, pajisjen me autorizim për të ushtruar aktivitet ekonomik, si dhe teknikalitete të tjera të kësaj fushe. Kontrollet ushtrohen nga brigjet e liqenit dhe lumit, si dhe nga sipërfaqet e tyre ujore, me grupe kontrolli dhe me mjete lundruese.

Rreth 2 javë më parë, si rezultat i kontrolleve në liqenin e Komanit, Policia e Shkodrës bllokoi 1 traget dhe 10 varka artizanale. Drejtuesi i tragetit u procedua penalisht, ndërkaq drejtuesit e varkave u ndëshkuan me masë administrative 10 000 të rinj, secili.

Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare apelojnë për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit me varka artizanale dhe me mjete të tjera lundruese, që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve. Gjithashtu, apelojnë për qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë, si dhe iu garantojnë se do të ndërhyjnë menjëherë, për të ndëshkuar konform ligjit, çdo operator ekonomik që duke abuzuar, rrezikon jetën e qytetarëve, vizitorëve dhe pushuesve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!