Është konfirmuar 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫ë 𝐢 m𝐮𝐫𝐭𝐚𝐣ë𝐬 𝐬ë r𝐮𝐦𝐢𝐧𝐚𝐧𝐭ë𝐯𝐞 𝐭ë v𝐞𝐠𝐣ë𝐥 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢
Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër.
Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.
Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren.
𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦
Theksojmë se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, do të vijojë ndjekjen e situatës me seriozitet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim