Shkodër/ Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të kokainës, arrestohet administratori

schedule10:28 - 4 Nëntor, 2023

schedule 10:28 - 4 Nëntor, 2023

Në kuadër të operacionit “Tempulli”, policia ka vënë pranga  41-vjeçarin, Altin Onaj (Malocaj) në fshatin Trush, pasi kishte lokalin për përdorim dhe për shitje të lëndës narkotike kokainë.

“Blutë” kanë sekuestruara një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Njoftimi policisë:

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Zbulohet një lokal në fshatin Trush, i përshtatur për përdorim dhe për shitje të lëndës narkotike kokainë.

Arrestohet në flagrancë administratori i lokalit.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme.

Si rezultat, gjatë kontrolleve në lokalin e marrë me qira nga shtetasi 41-vjeçar në fshatin Trush, shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe për shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë. Në këtë ambient, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në disa doza.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi  41 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!