Nga Simon Shkreli
Këtë të enjte ka nisur dhe vaksinimi i të moshuarve në Shkodër. Një nga të moshuarit e vaksinuar sot në rrugë është Vahid Rroji.
Për shkak se ai është invalid dhe për të shmangur pritjen infemierja doli jashtë.
“E bëra, ma bënë jashtë për shkak se e kam të pamundur për tu futur brenda”, ka thënë ai.
Vaksinën ka pritur për ta kryer dhe ky 84 vjecar që e ka kaluar covidin jo lehtë.
“Ngarkesa të rënda, temperaturë, por në shtëpi e kam kaluar”, ka thënë ai.
Në radhë jashtë kanë qënduar me dhjetëra të moshuar në pritje për të dëgjuar emrin. Një prej tyre thotë se duhet të kishte një organizmi në të mirë.
“Duhet të ishte planifikuar më mirë, me rajone dhe me orare”, është shprehur një i moshuar.
Ndërsa Xheni Halili drejtoresha e Njesise se Kujdesit Shendetesor Shkoder tregon se janë përpjekur që të bëjnë lista parapaprake që mos ketë grumbullimet.
“Jemi munduar që ti sistemojmë brenda që mos rrinë në këmbë”.
Në Shkodër ditën e mërkurë përfunduan vaksinimin mjekët dhe infermierët e rajonit të veriut dhe nga kjo e enjte nisën të vaksionohen personat mbi 80 vjeç. Për ta janë siguruar 400 vaksina./abcnews.al