Shkodër, identifikohet autori i plagosjes së 35 vjeçarit

schedule08:51 - 10 Maj, 2018

schedule 08:51 - 10 Maj, 2018

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 35 vjeçarit Gjovalin Guri. Ngjarja ndodhi mbrëmë në afërsi të banesës së tij në fshatin Grude e Re. Autori ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi, duke përfituar nga errësira. 35 vjeçari aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Nga hetimet e deritanshme mësohet se midis dy personave ka patur një konflikt të mëparshëm, por që për shkak të hetimit nuk jepen detaje. /abcnews.al