Shkodër/ I riu humb kontrollin e motomjetit, përplas 70 vjeçarin

schedule12:26 - 9 Maj, 2025

schedule 12:26 - 9 Maj, 2025

Rreth orës 11:00, në Unazën Lindore të qytetit të Shkodrës, shtetasi 24 vjeçar, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin 70 vjeçar.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi 70 vjecar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e motomjetit tjetër po kryhen veprimet procedurale. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!