Negociatat në Stamboll/ Rusia: Presim delegacionin ukrainas për bisedimet e paqes

schedule22:41 - 15 Maj, 2025

schedule 22:41 - 15 Maj, 2025

Kreu i delegacionit rus për negociatat me Ukrainën, Vladimir Medinsky, deklaroi se delegacioni rus do të presë palën ukrainase, e cila pritet të mbërrijë për bisedime që fillojnë në orën 10:00 ditën e nesërme.

Ndërkaq, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se do ta dërgojë një delegacion të nivelit të ulët për bisedime me zyrtarët rusë në Stamboll.

Shpresat për ndonjë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë u zbehën pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shmangu pjesëmarrjen në këto bisedime.

Zelensky mbërriti në Ankara më herët gjatë ditës, edhe pse tashmë ishte bërë e ditur se Putin nuk do të udhëtonte për të marrë pjesë në bisedime.

Ai gjithsesi u takua me Erdoganin në kryeqytetin turk, por nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll, duke thënë: “të gjithë e dimë kush i merr vendimet në Rusi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!