‘Hetimi i pasurisë së Nokës, nuk ka të bëj me fushatën’, Llabani: Shehaj ka shpenzuar për fushatë ‘para të panumërueshme’

schedule22:04 - 15 Maj, 2025

schedule 22:04 - 15 Maj, 2025

Gazetarja Anduena Llabani komentoi për ‘360 gradë’ zhvillimet në spektrin politik në vend, që përkojnë edhe me zgjedhjet e 11 majit. Llabani tha se emri i Nokës si problematik në raport me ligjin është lakuar që përpara fushatës, si dhe hetimet e SPAK për pasurinë e tij nuk kanë të bëjnë me fushatën. Më tej, Llabani tha se kandidati Shehaj vjen nga biznesi dhe jo nga politika, dhe se për fushatën e tij janë hedhur para të panumërueshme.

“Emri i zotit Noka është përmendur si problematik në konflikt me ligjin që përpara fushatës. Hetimet që ka nisur SPAK për pasurinë e tij nuk kanë të bëjnë me gjatë fushatës.

Shehaj nuk vjen nga politika, por nga biznesi. Kemi pasur dhe më parë deputetë që kanë ardhur nga biznesi dhe kanë ditur të bëjnë dhe fushatë. Shehaj është një personazh që ka bërë biznes në vende të BE dhe ka ngritur një strukturë, dhe këshilltarin mediatik e ka zgjedhur nga Kosova. Mundësia ka hedhur shumë para. Janë të panumërueshme.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!