SHKODËR- Një automjeti në Shkodër i është vënë flaka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ndërsa ishte në pronësi të shtetasit Bledar Freskina 40-vjeç.
Fillimisht u raportua për shpërthim me tritol, por pas hetimeve të mëtejshme rezultoi se në drejtim të automjetit është hedhur lëndë djegëse dhe për pasojë është djegur pjesa e përparme e makinës. Sakaq nuk raportohet për të lënduar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/ abcnews.al