Shkodër/ Grabitja e argjendarisë, autorët pranojnë krimin

schedule14:29 - 11 Shkurt, 2018

schedule 14:29 - 11 Shkurt, 2018

Dy autorët e grabitjes së argjendarisë në Shkodër kanë pranuar krimin.

Ata thanë para Gjykatës që i kanë shitur sendet e floririt në Tiranë.

Për Françesko Vukajn, 23 vjeç dhe Iraldo Filipin, 28 vjeç, u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”. Grabitja e argjendarisë në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër ndodhi në 3 Shkurt.

Por arrestimi i Vukajt dhe Filipit u bë disa ditë më pas, në datë 7 Shkurt. Sipas policisë, autorët me mjetin tip “Volkswagen” pa targa kanë goditur qepenin e argjendarisë dhe morën aty disa sende floriri dhe u larguan duke braktisur mjetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!