Shkodër/ Gjendet i pajetë një turist letonez, dyshimet e para

schedule18:11 - 30 Nëntor, 2023

schedule 18:11 - 30 Nëntor, 2023

Një 38 vjeçar letonez është gjetur i pajetë në Shkodër. Ka qenë shoku i tij 52 vjeçar që ka njoftuar policinë e Shkodrës se në banesën e tij në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë 38 vjeçarin, rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit./abcnews.al