Një efektiv i FNSH-së është gjetur i mbytur në një kanal në fshatin Bardhaj në Shkodër. Efektivi 51 vjeçar ka qenë duke ecur me motor kur ka humbur kontrollin për shkak të motit të keq dhe ka rënë në kanal.
51-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, ka bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit./abcnews.al