Shkodër/ Autori hyri i vetëm në lokal, mesazhi që i dha viktimës para se ta vriste

schedule20:34 - 13 Shkurt, 2022

schedule 20:34 - 13 Shkurt, 2022

Prekë Tonaj është një tjetër viktimë e hakmarrjes në Shkodër. Autorët që kanë marrë pjesë në vrasje kanë qenë 2.  Njëri nga autorët ka hyrë në lokalin në qendër të fshatit Grudë e Re ku Tonaj po konsumonte kafenë dhe pasi i është afruar e ka qëlluar për vdekje.

Gazetari i Abc Simon Shkreli mëson se para se ta qëllojë autori i kanë thënë edhe emrin e personit për të cilin po e vrasin. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:15, në lokalin që ishte në qendër të fshatit, ndërsa ende asnjëri prej autorëve nuk është identifikuar. Policia ka ngritur postblloqe, ndërsa ka nisur edhe marrja në pyetje e personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Tonaj, punonjësi i Ujësjellës Kanalizime Shkodër, rezulton person me precendet penal, pasi në 2011 është arrestuar sepse së bashku me 2 persona të tjerë, tentuan të vrasin një person për hakmarrje në fshatin Vuksan të Shkodrës.

Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje e 11 viteve më parë ka lidhje me ekzekutimin e sotëm të Tonajt. Burime bëjnë me dije se Prek Tonaj i janë vrarë edhe dy vëllezër vite më parë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!