Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër
Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, në lagjen “Bahçallëk”, dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit në zonën përreth.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndotja e ujërave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.


