Shkodër/ 58-vjeçari kallëzon dhunimin e varrit të të afërmit, policia po punon për identifikimin e autorëve

schedule11:52 - 9 Gusht, 2024

schedule 11:52 - 9 Gusht, 2024

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet lidhur me një ngjarje të kallëzuar në polici. Bëhet fjalë për rastin e dhunimit të një varri. Ka qenë një 58-vjeçar që ka bërë kallëzim në polici se i kanë dhunuar varrin e një të afërmi të tij.

Ngjara ka ndodhur në Fshatin Rrjoll. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 08.08.2024, shtetasi F. Sh., 58  vjeç, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar i kanë dhunuar varrin e një të afërmi të tij, në fshatin Rrjoll. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/