Shkodër, 30-vjeçari plagos me thikë efektivin e policisë

schedule22:32 - 19 Tetor, 2024

schedule 22:32 - 19 Tetor, 2024

Një efektiv policie në Shkodër është plagosur me thikë nga një 30-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:15 në lagjen “Guerile”.

Patrulla e Përgjithshme ka shkuar në këtë zonë pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje.

Në momentin që punonjësit e Policisë kanë shkuar te banesa e 30 vjeçarit, person me precedent kriminal, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar lehtë me thikë në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme.

Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar 30-vjeçarin, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme.

Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al