Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, i është rikthyer dhe një herë polemikave që ndodhën tek kombëtarja e Francës në Kupën e Botës në vitin 2010. Në atë kohë pati shumë akuza brenda ekipit për racizëm dhe këtë herë Evra ka treguar disa episode të padëgjuara mëparë.
“Jam i detyruar t’i përgjigjem Noel Le Graet (Presidenti i Federatës Franceze të futbollit) pasi ai e di shumë mirë se çfarë ndodhte tek ne. E di ju se sa letra me mesazhe raciste kemi marrë?
Një herë ai i pati thënë trajnerit (Deschamps) që merri këta majmunët dhe shko në Afrikë. Po ne i kemi fshehur këto fakte, por unë kam parë disa. Madje shpesh na vinin dhe kutia të mbushura plot me jashtëqitje,” tregon 39-vjeçari në një video në “Instagram”.
“E njëjta që ndodhte edhe kur hanim dreka apo darka me ekipin. Ne të gjithë kishim vendet tona, por sa herë që vinte presidenti unë përfundoja në fund të tavolinës së bashku me Sagna dhe Sakhon.
Ai preferonte më mirë të ulej pranë dhe të dilte në foto me Hugo Llorisin dhe Laurent Koscielny se sa me ne,” përfundon Evra, i cili ka disa akuza të drejtpërdrejta me personat që kanë qenë dhe janë në krye të Federatës Franceze të Futbollit. /abcnews.al