Shkëputet masiv dheu në rrugën Elbasan-Tiranë

schedule09:03 - 9 Dhjetor, 2017

schedule 09:03 - 9 Dhjetor, 2017

Rrëshqitja e një masivi shkëmbor në afërsi të fshatit Mamël ka bërë që të bllokohet krejtësisht rruga Elbasan-Tiranë nga tuneli i Kërrabës. Qarkullimi i automjeteve për në Tiranë është devijuar nga rruga e vjetër e Kërrabës ose nga Durrësi. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe mjete e fuqi punëtore po punojnë për pastrimin e rrugës dhe hapjen e saj. Por masa e shkëmbit dhe e gurëve është e madhe çfarë nënkupton se ky proces do të zgjasë disa orë. Ndërkohë vazhdon qarkullimi i automjeteve në sensin e kundërt Tiranë-Elbasan. Por drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes në këtë vend megjithëse aty qëndon vazhdimisht një patrullë e policisë. Mendohet se shkak i rrëshqitjes kanë qenë reshjet e ditëve të fundit dhe ujërat nëntokësore. Gjithsesi firma ndërtuese duhej të kishte parashikuar punime inxhinierike pasi edhe herë të tjera përgjatë kësaj autostrade kanë ndodhur rrëshqitje të frikshme të masave shkëmbore./abcnews.al