Shkëndija do të luajë sot takimin e parë me Salzburgun, vlefshëm për turin e tretë të Çempions Ligës. Tetovarët shpresojnë në një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë.
Shkëndija kërkon të çojë më tej ëndrrën e saj Europiane. Sot në orën 19:00 do të luajë ndeshjen e parë në fushën e Salzburg e vleshme për turin e tretë të Champions League. Kundërshtari sezonin e kaluar mbërriti deri në gjysmëfinale të Europa League, por trajneri i tetovarëve kërkon të marrë një rezultat të kënaqshëm që në sfidën e sotme.
Qatip Osmani Trajner i Shkëndijes: “Luajmë ndaj një kundështari me cilësi me rezultatet e viteve të fundit. Mendoj se jemi të përgatitur dhe do të mundohemi që në të dy ndeshjet të arrijmë rezultat pozitiv”.
Kapiteni i Shkëndijes mendon se edhe skuadra e tij mund të tregojë vlerat në fushë.
Armend Alimi Kapiten i Shkëndijës: “Ata janë favoritë, por edhe ne kemi mundësi të tregojmë diçka në fushën e lojës”.
Nëse Shkëndija e kalon Salzburg e ka të sigurtë pjesëmarjen në grupet e Europa League, por tetovarët mendojnë për grupet e Champions. /abcnews.al