Shkëndija shkarkoi një ditë më parë trajnerin boshnjak, Bruno Akrapovic, ndërkohë që sot është konfirmuar trajneri i ri.
Artim Shaqiri do ta drejtojë ekipin kuqezi deri në fund të sezonit dhe më pas do të mbajë rolin e drejtorit sportiv.
Ndihmës i Shaqirit do të jetë Burhan Emurllai, i cili në të shkuarën ka luajtur në Superiore me Elbasanin dhe Laçin.
Shaqiri ndërkohë në Superiore ka drejtuar Kukësin dhe në Kosovë Flamurtarin e Prishtinës. Gjithashtu ai ka luajtur në 2007-08 me Shkëndijën, kurse si trajner ka qenë në sezonin 2012/13. / abcnews.al