Shkëndija elektrike djeg pallatin me 69 familje? Banorët: Flakët u përhapën me shpejtësi

schedule15:19 - 15 Shtator, 2023

schedule 15:19 - 15 Shtator, 2023

Banorët e pallatit që u përfshi nga zjarri në zonën e ish parkut të autobusëve e kaluan natën te të afermit dhe hotele. Mëngjesin e së premtes në pallat mbërritën sërish grupet e akt ekspertimit për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të bërë verifikimin e dëmeve.

Ky banor tregon se apartamenti i tij ka shpëtuar me dëme të lehta.

“Ka shpëtuar për dy minuta. Shpëtuam paq, por ka dëmtime brenda. Nuk ndodhesha në banesë kur ra zjarri, më lajmëruan komshinjtë. Natën e kalova te dhëndri. Po me vjen keq për komshinjtë se janë katastrofë”

Dëshmitarët tregojnë se panë flakët që zbritën nga kati i fundit i pallatit në katet e meposhtme. Gjithcka ndodhi në pak minuta.

“Isha këtu dhe pashë qe dilte tym atje lart. Filloi flaka të binte. Hapëm deren u futën zjarrfikëset këtu. Njerëzit dolën ikën të tërë. Edhi nga lart poshtë zjarri sikur i kishe hedhur benzinë.”

Në pallat banojnë 69 familje. Sipas vlerësimeve paraprake të grupit të ekspertizës, tre banesa janë shkrumbuar totalisht dhe një tjetër ka marrë dëmtime në masën 30%. Ndërsa 12 apartamente jane djegur pjeserisht, nga flaket qe kane hyre brenda nga fasada.

Nga ekzpertiza paraprake dyshohet se shkak i rënies së zjarrit  eshte  bërë një pajisje elektrike, porr hetimet e thelluara do te tregojne saktesisht pse dhe ku nisen flaket. Fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, ne nje apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas u perhaps ne katet e tjera.

Në polici u shoqëruan për t’u pyetur mjeku dhe administrator i pallastit dhe më pas u lanë të lirë. Në deklarimet e tyre ata janë shprehur se nuk janë në dijeni të ndonjë defekti që mund të ketë shkaktuar zjarrin. Jashtë kamerës, banorët e pallatit shprehen se kanë pasur problem me energjinë elektrike dhe shpesh binte automati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!