Shkëndija e Tiranës U-19 është mposhtur me rezultatin 1-2 nga Sheriff Tirasspol U-19, në ndeshjen e parë Play-Off të vlefshme për UEFA Europe Youth League. Të besuarit e Ervin Bulkut kaluan të parët në avantazh, me anë të Ajazit në minutën e 11-të, por u përmbysën nga miqtë.
Në minutën e 21-të, Danilov barazoi shifrat, duke shënuar golin e parë personal. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Danilov shënoi sërish, duke përmbysur avantazhin fillestar të Shkëndijës. Ky gol, do të rezultonte vendimtar, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 1-2.
Shkëndija e Tiranës mposhtet kështu në ndeshjen e parë në UEFA Europe Youth League dhe duhet të përmbysë gjitçhka në Moldavi në ndeshjen e kthimit, që të synojë finalet e Play-Off./abcnews.al
UEFA Europe Youth League Play-Off
Shkëndija e Tiranës – Sheriff Tirasspol 1-2
Ajazi 11’ / Danilov 21’ 45+3’