Presidenti i Francës, Emmanuel Macron refuzon të hyjë në logjikën e blloqeve dhe i kërkon Evropës të mos ndjekë SHBA-në apo Kinën për çështjen e Tajvanit. Gjuha e përdorur nga kreu i Francës ka shkaktuar debate të forta në gjithë botën.
Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, thotë se ideja e Macron nuk ka dakordësi politike nga elitat politike në vendin tij. Sipas tij, Macron mendon se Franca mund dhe duhet të udhëheqë Evropën, por një gjë e tillë shtoi ai është e pamundur.
“Nuk ka dakordësi nga e gjithë elitat politike në Francë. Po e bën në delirin e madhështisë së tij, mendon se Franca mund dhe duhet të udhëheqë Evropën. Sa herë e ka provuar këtë, ka dështuar. Unë mendoj se Macron do ta kuptojë, se kjo është rruga e gabuar”, tha ai në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News./n.m.abcnews.al