Shkencëtarja e Wuhan: Nuk hetuam origjinën e Covid për të mos mbështetur teorinë e Trump

schedule15:20 - 18 Qershor, 2021

schedule 15:20 - 18 Qershor, 2021

Alina Chan, një nga 18 shkencëtarët që kanë firmosur letrën me të cilën kërkohet hetimi për origjinën e Covid 19, nuk deklaron se virusi ka dalë nga laboratori kinez i Wuhan, por hodhi dyshime që nuk janë të panjohura për shumë persona.

Në fillim të pandemisë, fakti se në drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte Donald Trump, i cili politikisht shumë herë sulmonte Kinën, për shpërthimin e pandemisë në Perëndim duke drejtuar gishtin nga Pekini, ka kushtëzuar komunitetin shkencor.

Ky i fundit për të mos rrezikuar të akuzohej për racizëm apo lidhje me presidentin amerikan, zgjodhi të mos i shkojë deri në fund çështjes.

“E di që e gjithë bota po kërkon prova për Wuhan, deklaroi Chan e cila është dhe pedagoge në Institutin e teknologjisë në Massachusetts, por aktualisht kemi vetëm disa thërrime të shpërndara përtokë.

Shkencëtarja pretendon se disa kolegë, në kohën e shpërthimit të pandemisë, ishin në kaos. Frika ishte se mos fjalët e tyre keqkuptoheshin ose përdoreshin për të mbështetur paragjykimet. Trump i frynte zjarrit dhe akuzonte në mënyrë të drejtpërdrejtë Institutin e Virologjisë së Wuhan se kishte lidhje me përhapjen e koronavirusit në botë.

“Në atë kohë, ishte e frikshme të të lidhnin me Trump, dhe të të kthenin në një mjet potencial racizmi, kështu që askush nuk dëshironte të dilte hapur me një kërkesë formale për të hetuar origjinën në laborator,” u shpreh Chan.

Aktualisht, në Shtëpinë e Bardhë ndodhet Joe Biden dhe gjithnjë e më shumë studiues janë të gatshëm të marrin në konsideratë teori të mundshme pa përjashtuar asnjë prej tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!