Shkencëtarët zhvillojnë një test gjaku për sëmundjen e Alzheimerit

schedule10:51 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 10:51 - 28 Dhjetor, 2022

Shkencëtarët kanë zhvilluar një test gjaku për të diagnostikuar sëmundjen e Alzheimerit pa pasur nevojë për skaner tw trurit ose për ndërhyrje të dhimbshme ku një mostër e lëngut cerebrospinal (CSF) merret nga pjesa e poshtme e shpinës, sipas The Guardian.

Nëse rezulton efektiv, testi mund të mundësojë diagnozë më të shpejtë të sëmundjes, që do të thotë se terapitë mund të fillojnë më herët.

Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës, por diagnostikim mbetet i vështirë, veçanërisht gjatë fazave të hershme të sëmundjes.

“Shumë pacientë, madje edhe në SHBA, nuk kanë akses në MRI dhe skaner PET. Aksesueshmëria është një çështje madhore,” tha Prof. Thomas Karikari në University of Pittsburgh, në Pensilvani, SHBA, i cili u përfshi në studim.

Shën.red. MRI – Imazhe me rezonancë magnetike (MRI), një teknikë që përdor një fushë magnetike dhe valë radio të gjeneruara nga kompjuteri për të krijuar imazhe të detajuara të organeve dhe indeve në trupin tuaj.

Skaner PET, një test imazherie që mund të ndihmojë në zbulimin e funksionit metabolik ose biokimik të indeve dhe organeve tuaja.

Prof. Thomas Karikari dhe kolegët e tij në mbarë botën u përqendruan në zhvillimin e një testi gjaku i cili bazohet në antitrupa që synojnë të zbulojnë një formë të veçantë të proteinës tau, e cila është specifike për sëmundjen e Alzheimerit.

Zhvillimi i një testi gjaku të besueshëm do të ishte një hap i rëndësishëm përpara. “Një test gjaku është më i lirë, më i sigurt dhe më i lehtë për t’u administruar,” tha ai.

Hapi i radhës do të jetë përdorimi i testit nga më shumë pacientë, duke përfshirë ata me prejardhje të ndryshme racore dhe etnike dhe ata që vuajnë nga faza të ndryshme të humbjes së kujtesës ose simptoma të tjera të mundshme të demencës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!