Arsyeja se pse personat mbipeshë mund të jenë më shumë të rrezikuar nga koronavirusi lidhet me qelizat dhjamore. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se qelizat e yndyrës tek personat mbipeshë prodhojnë sasi të mëdha të një proteine që sëmundja përdor për t’u “infiltruar” tek qelizat e njerëzve.
Virusi korona, i quajtur shkencërisht, SARS-CoV-2, futet tek receptorët e enzimës ACE-2, e cila gjithashtu njihet si “porta” që i lejon virusit të futet tek trupat njerëzorë, shkruan abcnews.al
Qelizat e dhjamit i shtypin këto receptorë dhe për këtë arsye ekspertët mendojnë se kjo shpjegon se personat mbipeshë kanë më shumë gjasa që ta kalojnë shumë keq Covid-19 ose edhe të humbin jetën prej tij.
ACE-2 pasqyrohet gjithashtu edhe ne qelizat e dhjamit tek personat me diabetin e tipit 2, një tjetër problem shëndetësor ky që mund të të vërë jetën në rrezik nëse infektohesh me koronavirusin.
Disa shkencëtarë besojnë tashmë se medikamentet që trajtojnë diabetin mund të përdoren për të luftuar infeksionin, dhe e pranojnë gjithashtu se humbja në peshë ndihmon.
Shkencëtarët që shtruan teorinë, nga Gjermania dhe SHBA-të, gjithashtu përshkruan se si qelizat yndyrore lidhen me një gjendje dhëmbëzimi në mushkëri të quajtur fibrozë pulmonare.
Gjetjet e këtyre shkencëtarëve nuk janë ende konkrete me provat e duhura, por të dhënat nga spitalet ku janë trajtuar të sëmurët e COVID-19 tregojnë gjerësisht se personat mbipeshë janë më të rrezikuar për të vdekur krahasuar me ata që janë me peshë brenda normave. Autoritetet e Shëndetit Publik në Angli kanë nisur një hetim për të parë se çfarë roli ka obeziteti në përkeqësimin e simptomave të shkaktuara nga Covid-19. /abcnews.al/