Shkencëtarët: Kjo është simptoma e parë që tregon se mund të jeni infektuar me koronavirus

schedule16:58 - 1 Prill, 2020

schedule 16:58 - 1 Prill, 2020

Humbja e sensit të shijes apo nuhatjes mund të jetë një simptomë e hershme e koronavirusit, sipas shkencëtarëve.

Kërkuesit e Kolegjit King në Londër, të cilët po menaxhojnë një aplikacion jo-zyrtar për monitorimin e simptomave të koronavirusit rreth e qark Britanisë së Madhe thonë se 6 nga 10 persona  (59 për qind ) të cilët rezultuan pozitivë për virusin kanë treguar se kanë humbur sensin e nuhatjes dhe të shijes, shkruan abcnews.al

Kjo simptomë ishte edhe tek 18 për qind të personave të cilët dolën negativë për koronavirusin, por që vuanin nga sëmundje të tjera. Tashmë shkencëtarët thonë se humbja e shijes dhe nuhatjes mund të jetë arsye e mjaftueshme që njerëzit të vetë-izolohen dhe të kërkojnë të testohen.

Gjithsesi, autoritetet shëndetësore në të gjithë botën sygjerojnë izolim për personat që kanë temperaturë të lartë ose kollë. Por, si duket gjithnjë e më tepër po kuptohet se virusi shfaq një shumllojshmëri simptomash.

Një tjetër shkencëtar britanik është shprehur se shumica e personave që kalojnë COVID-19 nuk e rifitojnë më të nuhaturin apo të shijuarin, por kjo mbetet ende për t’u vërtetuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!