Shkencëtarët bëjnë zbulimin e frikshëm mbi koronavirusin

schedule13:43 - 4 Mars, 2020

schedule 13:43 - 4 Mars, 2020

Ekspertët në Pekin dhe Shangai kanë dalë në përfundimin se aktualisht janë dy versione të koronavirusit që po prekin njerëzit nëpër botë. Ata pohojnë se 70 për qind e të prekurve kanë variantin më agresiv të koronavirusit.

Gjithsesi ata kërkoojnë më shumë studime për të dalë në një rezultat përfundimtar koronavirusi ka pësuar mutacion në të paktën dy lloje të vecuara që nga shpërthimi i epidemisë në dhjetor të një viti më parë.

Ekspertët konfirmojnë se tashmë ka dy tipe të të njëjtit lloj të koronavirusit që infekton njerëzit dhe pjesa më e madhe të të prekurve kanë formën më agresive të tij.

Të paktën 93 mijë persona janë infektuar në të gjithë botën dhe rreth 3 200 kanë humbur jetën ndërsa 50 mijë të tjerë po trajtohen në spital. Ekipe ekspertësh nga Pekini dhe Shangai pohojnë se 70 për qind e njerëzve janë prekur nga forma më agresive e virusit i cili shkakton një sëmundje të rëndë aq sa ka qenë pothuajse e pamundur të frenoihet përhaoja e saj që nga muaji janar, shkruan abcnews.al.

Aktualisht një formë vjetër më e vjetër e virusit rrezikon të bëhet më e zakonshme. Duke ditur se virusi mund të pësojë mutacion e bën më të vështirë gjurmimin e tij apo trajtimin dhe shton dyshimet se pacientët e shëruar njëherë nga ky virus mund të infektohen sërish.

Gjithsesi ekspertët tregohen të kujdesshëm duke shtuar se për këtë studim janë përdorur 103 kampionë, dhe për këtë arsye duhen më shumë kërkime.

Dy versionet e koronavirusit janë pagëzuar me gërmat L dhe S. 70 për qind e pacientëve mendohet të kenë formën L që është më agresive dhe përhapet më shpejt se S-ja. Por L nuk është aq e përhapur sa forma e më e lehtë e koronavirusit S. Dhe pse kjo e fundit është më pak agresive mendohet se është ai lloj virusi që ka kaluar tek njerëzit dhe vazhdon të infektojë.

Kjo ndodh sepse simptomat janë më të lehta dhe njerëzit nuk shkojnë menjëherë në spitale duke mundësuar përhapjen e virusit. Po sipas ekipit të ekspertëve të Pekinit dhe Shangait lloji L ishte më dominues në fazat e para të përhapjes së virusit. Nga an atjetër meqënëse forma L e virusit ishte më e rëndë, pacientët janë mjekëuar më herët dhe kjo ka penguar përhapjen e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!