Anëtarët e Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat (SAGE) kanë deklaruar se Boris Johnson duhet të marrë masat e nevojshme në javën e parë të gushtit për të shmangur mbingarkesën e sistemeve shëndetësore.
Sipas tyre, kulmi do të shënohet muajin e ardhshëm, me 1,000 dhe 2,000 raste në 24 orë ndërsa numri i vdekjeve mund të arrijë në 100-200 . Shkencëtarët e Sage kanë këshilluar që disa masa të tilla si maska dhe puna në shtëpi duhet rikthehen në fillim të gushtit.
Shifrat e fundit të qeverisë tregojnë se në mes të korrikut – gjashtë javë përpara kulmit të parashikuar dhe para heqjes së kufizimeve të koronavirusit të Anglisë më 19 korrik – Mbretëria e Bashkuar kishte 745 të shtruar në spital dhe numri ka vazhduar të rritet që nga ajo ditë.
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 5,519,602 raste dhe 128,823 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al