Interesimi i Barcelonës për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, rritet çdo ditë. Zikaltrit po bëjnë të pamundurën për të mos e lënë të lirë yllin e tyre, por Barcelona po vazhdon ta risë ofertën. Në situatën aktuale, asnjë klub nuk e ka buxhetin e mirë prandaj çdo lëvizje kërkon shumë kujdes.
Sipas mediave italiane, Interi ka një kërkesë të re për katalanasit. Në këmbim të kartonit të argjentinasit ata kërkojnë Antoinne Griezmann. Kujtojmë që klauzola e Lautaros është plot 111 milionë euro dhe Barcelona vetë synon të përfshijë një lojtar në marrëveshje.
Një tjetër preferenë e Interit është mesfushori Arturo Vidal. Trajneri Conte ka disa muaj që e kërkon kilianin në skuadër dhe ndoshta dhe ai mund të bëhet pjesë e marëveshjes. Gjithsesi në ditët në vijim do të kemi zhvillime të reja mbi situatën mes dy klubeve. /abcnews.al