Shkëmbimi i të burgosurve me SHBA-në, Putin shprehet optimist

schedule14:56 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 14:56 - 9 Dhjetor, 2022

Duke folur në një konferencë për shtyp në Bishkek, Kirgistan, një ditë pasi SHBA-të shkëmbyen tregtarin rus të armëve Viktor Bout me yllin Brittney Griner, presidenti rus tha se kontaktet midis shërbimeve të inteligjencës të dy vendeve do të vazhdojnë, sipas skynews.

Paul Whelan, një ish-marins amerikan, aktualisht po vuan dënimin prej 16 vitesh në Rusi, i akuzuar për spiunazh. Putin u zotua gjithashtu se çdo vend që guxon të sulmojë Rusinë me armë bërthamore do të “zhduket”.

Presidenti rus tha se Moska ka të ngjarë të arrijë marrëveshje për Ukrainën në të ardhmen. Por ai tha se ndihej i tradhtuar nga prishja e marrëveshjeve të Minskut, duke thënë se Gjermania dhe Franca,  të cilat ndërmjetësuan marrëveshjet e armëpushimit midis Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore në 2014 dhe 2015  kishin tradhtuar Rusinë dhe tani po furnizonin me armë Ukrainën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!