Ish-marinari amerikan Trevor Reed, i cili u arrestua në Rusi dhe u lirua në një shkëmbim të të burgosurve midis Rusisë dhe SHBA-së, ka mbërritur në SHBA, sipas The Guardian.
Trevor Rowdy Reid është një nga dy ish-marinsat për të cilët SHBA ka thënë më herët se është ndaluar ilegalisht nga Rusia.
Ditën e djeshme, si rezultat i një procesi të gjatë negocimi, shtetasi amerikan Trevor Rowdy Reid, i dënuar më parë në Federatën Ruse, u shkëmbye me shtetasin rus Konstantin Yaroshenko, i cili është dënuar me 20 vite burg nga një gjykatë amerikane në 2010, sipas një njoftimit të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
/abcnews.al