Shkëmbi: Presioni duhet te jetë pozitiv, kemi egon tonë për ta mundur Vllazninë

schedule19:37 - 29 Shtator, 2022

schedule 19:37 - 29 Shtator, 2022

Bledi Shkëmbi, para ndeshjes së Teutës me Vllazninë, doli para mediave dhe fillimisht deklaroi: “Na ka shërbyer pauza, mendoj që kemi punuar mirë disa ditë me dy seanca. Na ka shërbyer edhe taktikisht e teknikisht, veç anës fizike me ata që kishin ardhur vonë. Shpresojmë që në ditën e ndeshjes të bëjmë po aq mirë sa kemi bërë në stërvitje këto ditë”.

“Kupa? Ideja ishte ndaj Luzit që të fitonim ndeshjen dhe të bënim ndeshje të mirë. Mendoj se pavarësisht se nuk fituam bëmë një ndeshje deri diku të mirë. Patjetër që mora sinjale pozitive, por disa gjëra duhet t’i ndryshojmë”.

“Vllaznia? Çdo javë mendoj se do të jetë e vështirë. Respekt për Vllazninë, ka ekip të mirë me cilësi që në një ditë të mirë të hapin probleme. Por ne kemi mënyrën tonë, egon tonë, karakterin tonë për të luajtur, për të bërë më të mirën pavarësisht kundërshtarit”.

“Teuta presion për pikë? Nuk duhet të mendojmë dhe nuk duhet të jetë kështu. Ekipi duhet të bëjë më të mirën e mundshme, çdo lojtar në funksion të skuadrës, të bëjë atë që ne kërkojmë dhe presioni duhet të jetë pozitiv, jo negativ. Duhet të na japë shtysë dhe forcë për të arritur tre pikët dhe jo të na vendosë në presion psikologjik. Nuk duhet të kemi presion se jemi ende në fillim, ka shumë ndeshje dhe jam i bindur që kjo skuadër me këto emra do të jetë më lart”.

“Koha për fitore? Mendoj që po dhe të gjithë, unë, klubi, tifozët, skuadra e lojtarët, nëse do të bëjmë mirë, patjetër. Në këtë ndeshje të kemi edhe pak fat me vete që ato raste që shfaqen të shënojmë se mendoj se në ndeshjet e fundit kemi pasur momentet tona për të shënuar te porta kundërshtare dhe nuk kemi arritur ta bëjmë. Nëse do të bëjmë këtë mendoj që do ta kemi pak më të thjeshtë nga ana psikologjike”.

“Do të doja të kisha të gjithë lojtarët, nuk kemi përsëri qendërmbrojtësat Qaqi, Jazexhi, mungon Çyrbja disa janë disa probleme fizike. Por një skuadër e kam thënë gjithmonë që kam respekt për të gjithë që stërviten dhe ata që futen të luajnë të shohin pozitivisht shansin e mirë për të luajtur dhe për të qëndruar në 11-shen e parë”, përfundoi Shkëmbi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!