Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkëmbi: Po zgjat ngërçi psikologjik, Teuta ka humbur qetësinë

schedule15:16 - 27 Tetor, 2019

schedule 15:16 - 27 Tetor, 2019

Teuta u mposht në Laç në mesjavë dhe kishte udhëtuar në Ballsh për të bërë autokritikë. Trajneri Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes me Bylisin ka analizuar gjithçka ndodhi në fushën e blertë në stadiumin “Adush Muçaj”. Korçari, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, tha:

OSHILACIONET – “E nisëm mirë pjesën e parë. Duke kaluar minutat nuk ishim në ritmin e duhur, ndikoi edhe presioni i kundërshtarit. Pjesën e dytë nuk e nisëm mirë. Nuk bëmë aq shumë sa duhet për ta fituar”.

GOLI – “Ndoshta është më shumë një problem psikologjik. Nuk është më problem rreshtimi. E shikoj ekipin nën presion kur dalim në sulm. Pjesa e tjetër ishte vetëm dëshira e mirë, asgjë tjetër”.

PROBLEMI -“Jam i bindur që nuk është vetëkënaqësi dhe nuk më vjen mirë këtë. Mendoj se është më shumë një problem psikologjik. Hyjmë në presion me gabime të thjeshtë dhe zhbilancohemi, edhe kur luajmë me një lojtar më pak”.

PRESIONI – “Nuk ka presion nga jashtë që duhet të dalim kampion. Dëshira e tepërt për t’u kthyer te rezultatet pozitive na bën që të mos kemi qetësinë e duhur”.

KOHËZGJATJA – “Nuk më pëlqen që po zgjat pak më shumë. Duhet të kishim shënuar më shumë, kemi patur raste dhe momente. Jam i sigurt që disa lojtarë në fazën sulmuese nuk janë në kulmin e tyre fizik dhe kjo sjell probleme në ekip”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!