Shkëmbi e sheh Partizanin për titull, Gallo: Kjo është sfida e Dajës

schedule23:54 - 22 Tetor, 2020

schedule 23:54 - 22 Tetor, 2020

Partizani është tema e momentit në emisionin “Pressing” në ABC News. Edhe pse FIFA ka bllokuar merkaton e ekipit të Ilir Dajës, “Demat e Kuq” mbeten të fortë. Bledi Shkëmbi dhe Alpin Gallo analizojnë gjendjen e skuadrës kryeqytetase.

“Po të mos kishte merkaton e bllokuar, do ishte situatë tjetër. Shpresoj që Partizani t’i japë bukuri. Ndonjëherë lojtarët e ri surprizojnë. Kanë marrë një trajner që punon mirë taktikisht. Ai është një trajner që punon. Duhet parë te kjo skuadër. Në Korçë këdo të çoje do dilte kampion. Kjo është sfida e Ilir Dajës” tha Gallo.

Shkëmbi më pas shtoi: “Duke mos ia parë stolin Partizanit, vetëm formacionin, janë pretendentë për titullin kampion. Kanë lojtarë si Bardhi, Solomon, Çinari, Mala, Asani. Kanë probleme në mbrojtje, por çdo skuadër ka ndonjë problem në reparte të veçanta. Mesfusha dhe treshja e sulmit më pëlqejnë. Belica ishte pjesë e ekipit kampion, Hoxha po, Hakaj është i mirë. Edhe Bitri ka luajtur vjet”. /abcnews.al