Shkëlqimi në Europian nuk e bind Guardiolan, Sterling drejt largimit

schedule10:17 - 17 Korrik, 2021

schedule 10:17 - 17 Korrik, 2021

Raheem Sterling bëri një Europian të jashtëzakonshëm dhe ishte lojtari kryesor në sulm, që e dërgoi Anglinë në finale. Por kaq nuk mjafton për t’i mbushur mendjen Pep Guardiolas.

Trajneri i Manchester City dëshiron ta largojë Sterling, për të liruar hapësira dhe gjeneruar para për Grealish dhe Harry Kane, që janë dy dëshirat e mëdha për merkaton.

 

Në fakt zgjidhjet në këtë rast janë minimale. Thuajse asnjë klub europian nuk është ën gjendje të paguajë çmimin e kripur të Sterling. E vetmja mundësi është shkëmbimi dhe një ide është hedhur në lojë.

Anësori i Anglisë, bashkë me Gabriel Jesus mund të përdoren për të sjellë në “Etihad Stadium” Harry Kane. Gjithsesi nuk dihet sa i gatshëm do ishte Sterling të bashkohej me Tottenham. /abcnews.al