Shkëlqimi dhe rekordet e trajnerit 32-vjeçar, Nagelsmann mposht çdo ekip

schedule13:29 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 13:29 - 15 Dhjetor, 2019

M’Gladbach po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe ka kryesuar Bundesligën gjermane në javët e fundit, por kandidati më i frikshëm për të rrëzuar Bayern Munchen nga froni është Leipzig. Ekipi i drejtuar nga Julian Nagelsmann po luan një futboll fantastik, po shënon pafund dhe rezultatet janë fantastike.

Fitorja e djeshme kundër Dusseldor e ka ngjitur në krye Leipzg (M’Gladbach luan sot në transfertë kundër Wolfsburg) dhe në të njëjtin pozicion e mbylli edhe fazën e grupeve në Champions League. Trajneri Nagelsmann është arkitekti i këtij suksesi. Vetëm 32-vjeç, por me ide të qarta, fitore dhe rekorde të vendosura.

Përveçse u shpall trajneri më i ri që ia ka dalë të kualifikojë ekipin në 16 skuadrat më të mirë në Champions League, Nagelsmann ka vendosur një tjetër rekord shumë të bukur. Me fitoren kundër Dusseldorf, trajneri i Leipzig ka arritur të fitojë kundër çdo rivali në kampionatin gjerman, duke llogaritur edhe aventurën e tij me Hoffenheim (e drejtoi gjatë viteve 2016-2019).

24 janë skuadrat me të cilat është përballur si kundërshtar në Bundesligë dhe Nagelsmann ia ka dalë të arrijë nga të paktën një fitore, ndërsa sot pret një dhuratë nga Wolfsburg për të qenë ekipi i tij kryesuesi i ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!