Pas performancës shpërthyese në mbrëmjen e sotme në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision, artistja shqiptare Anxhela Peristeri ka kaluar në finale.
Me një zë dhe interpretim mbresëlënës, këngëtarja këndoi “Karmën” dhe magjepsi audiencën televizive nga Roterdami.
Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve.
Kjo është lista e plotë e shteteve të kualifikuara nga nata e dytë gjysmëfinale për në finalen e Eurovision 2021:
-Shqipëria
-Serbia
-Bullgaria
-Moldavia
-Portugalia
-Islanda
-Zvicra
-Finlanda
Ndërkohë, nga nata e parë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistët e tjerë:
-Azerbajxhani
-Belgjika
-Qipro
-Izraeli
-Lituania
-Malta
-Norvegjia
-Rusia
-Suedia
-Ukraina
/Abcnews.al