Shkëlqeu në IPKO Superligë, sulmuesi i Ballkanit transferohet në Turqi

schedule20:58 - 13 Gusht, 2020

schedule 20:58 - 13 Gusht, 2020

Ballkani i surprizoi të gjithë sezonin e kaluar me futbollin e bukur dhe rezultatet pozitive. Ekipi i Ismet Munishit kryesoi kampionatin dardan për shumë javë, por shpërthimi i pandemisë dhe ndërprerja ndikuan për keq.

Skuadra nga Suhareka e mbylli në fund në vend të tretë në IPKO Superligë dhe u mposht 1-0 në finalen e Digitalb Kupës së Kosovës nga Prishtina. Jetmir Topalli shënoi 8 gola dhe ishte një ndër lojtarët më të mirë.

Paraqitjet pozitive kanë ndikuar që 22-vjeçari nga Kaçaniku të hedhë hapin e madh dhe të transferohet në Turqi. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Ballkani lajmëron transferimin e sulmuesit tek Yeni Malatyaspor.

Kjo skuadër ishte pjesë e elitës së futbollit turk sezonin e kaluar, por u rendit e treta nga fundi dhe nuk evitoi dot rënien. Sezonin e ardhshëm do të garojë në divizionin e dytë dhe ka si objektiv rikthimin në Super Lig.

Topalli është përforcimi i tyre në merkato, teksa klubi dardan, që kishte kontratë deri në vitin 2022 me lojtarin, nuk zbulon detaje të reja nga shifrat e këtij operacioni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!