Mesfushori i West Ham, Declan Rice, ka disa kohë që po monitorohet nga Chelsea. Madje sipas raportimit të “ The Sun”, shumë shpejt pritet dhe një ofertë zyrtare nga blutë e Londrës për kartonin e anglezit.
Deri më tani flitet se drejtuesit e Chelseas janë të gatshëm të paguajnë plot 40 milionë paund për shërbimet e 21-vjeçarit dhe në një kohe krize si kjo e pandemisë, klubet e vogla si Watest Ham kanë nevojë për para.
Rice është një lojtar i ri i cili mund të jetë gati për të bërë hapin e madh në karrierë, pas një sezoni fantastik me West Hamin. Chelsea gjithashtu kërkon ta rikthejë në shtëpi mesfushorin, pasi ai u largua disa vite më parë nga akademia e bluve. /abcnews.al