Shkëlqeu kundër Romës, Chelsea gati të “rrëmbejë” lojtarin e Sevilla

schedule22:09 - 7 Gusht, 2020

schedule 22:09 - 7 Gusht, 2020

Sergio Reguilon shënoi një gol shumë të bukur kundër Romës mbrëmjen e kaluar. Mbrojtësi i majtë i dhuroi avantazhin Sevillas, që ia doli të fitonte 2-0 përballë verdhekuqve italianë.

Kartonin e 23-vjeçarit e ka Real Madrid, që e ka huazuar “sallaksin” këtë sezon në Andaluzi. Lojtari pëlqehet shumë nga Chelsea dhe ESPN raporton se klubi londinez është mahnitur nga paraqitjet e lojtarit iberik.

Reali kërkon 25 milion euro për të lënë të lirë Reguilon, shumë që “Blutë e Londrës” nuk e kanë problem për ta paguar. /abcnews.al