Shkëlqen “Demollari” i Shqipërisë, Adrion Pajaziti arrin në 8 gola për ekipin Shpresa

schedule20:36 - 7 Shtator, 2024

schedule 20:36 - 7 Shtator, 2024

Mbi vete ka një epitet të madh.

Adrion Pajaziti duket se po e përballon presionin si një nga të paracaktuarit e fatit për të qenë një nga yjet e futbollit shqiptar.

Mesfushori ofensiv e tregoi sërish veten në ndeshjen e eliminatoreve të Europianit U21 që Shqipëria e fitoi 2-1 në Zvicër.

Pasi helvetët ia dolën në fushën tonë me shifrat 3-1, Pajaziti u kujdes për revanshin.

Ishin dy golat e tij që siguruan suksesin, ndonëse kuqezinjtë e rinj të trajnerit Alban Bushi vështirë se mund të arrijnë kualifikimin, sepse kanë luajtur dy ndeshje më shumë sesa rivalët.

Pajaziti realizoi në minutat 18 dhe 69, ndërsa deri tani ai ka një rendiment të shkëlqyer tek ekipi Shpresa.

Jo më kot ai ka 8 gola në vetëm 13 ndeshje, diçka që nuk besohet se e ka bërë kush.

Talenti 21-vjeçar krahasohet me Sulejman Demollarin, një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit shqiptar, diçka për të cilën ai foli disa kohë më parë në një intervistë për Abc Neës.

Sinkron Pajaziti

Pajaziti tashmë është larguar nga Fulham U21, me të cilin luante në Premier Ligën e dytë të Anglisë, dhe është bashkuar me skuadrën e Ligës së Parë të Kroacisë, Gorica.

Shpreson që atje të nisë sukseset në futbollin e të rriturve. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!