Shkelja e të drejtave të njeriut/ Amerika do të vendosë kufizime vizash për zyrtarët kinezë

schedule22:49 - 12 Korrik, 2024

schedule 22:49 - 12 Korrik, 2024

Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime vizash për zyrtarët kinezë për shkak të “përfshirjes së tyre në shtypjen e komuniteteve të margjinalizuara fetare dhe etnike“, njoftoi këtë të premte Departamenti i Shtetit.

“Kina ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, siç tregohet nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Xinjiang, erozioni i lirive themelore në Hong Kong, shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Tibet dhe represioni transnacional në mbarë botën”, pohoi Departamenti i Shtetit.

Ai i bëri thirrje Kinës që t’u përmbahet parimeve të përmbajtura në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të pranojë shumë nga rekomandimet e bëra këtë vit gjatë Rishikimit Universal Periodik të të Drejtave të Njeriut, duke përfshirë lirimin e pakushtëzuar të qytetarëve të saj që ka ndaluar në mënyrë arbitrare dhe të padrejtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!