Presidenti amerikan, Donald Trump beson që SHBA e ka fituar luftën me Iranin.
“Mendoj se kemi fituar”, tha presidenti ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë, shkruan CNN.
“Ne shkatërruam marinën e tyre, Forcën e tyre Ajrore, shkatërruam sistemet e tyre kundërajrore, kemi shkatërruar gjithçka”, deklaroi Trump.
“Po endemi të lirë. Por nga një këndvështrim ushtarak, ata kanë mbaruar”, shtoi presidenti, ndërsa pranoi se Irani vazhdon të “bllokojë” Ngushticën e Hormuzit.
Disa media amerikane janë duke raportuar, duke cituar burime, se presidenti amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar mundësinë e angazhimit të mijëra ushtarëve amerikanë shtesë për të forcuar operacionin në Lindje të Mesme, vendim që mund t’i japë Trumpit opsione shtesë në luftën kundër Iranit.
Raportimet vijnë teksa vetë Trump e ka mohuar më 19 mars se synon dislokimin e trupave tokësore në rajon, ndonëse nuk e përjashtuar tërësisht si opsion./abcnews.al


