Policia italiane ka shkatërruar një rrjet trafiku të drogës midis Lombardisë e Kaliarit, me një xhiro rreth shtatë milionë euro për shtatë muaj. Midis të arrestuarve të shumtë rezulton dhe një shtetas shqiptar, Armando Ndoja, banues në Paderno Dugnano, në provincën e Milanos. Sipas hetimeve të nisura që më 2015, grupi e blinte drogën në Shqipëri. Të përfshirë në hetime, përveç Ndojës, janë edhe qytetarë të tjerë shqiptarë, aktualisht në kërkim. Heroina e kokaina dërgohej përmes korrierëve në zonën e Milanos e prej andej në Sardenja. Hetimet kanë qenë të ndërlikuara, pasi trafikantët i përdornin celularët për katër ditë e pastaj i ndryshonin, ndërkohë që për të komunikuar përdornin vetëm sms. /abcnews.al
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali, mes të arrestuarve një shqiptar
schedule15:30 - 25 Maj, 2018
schedule 15:30 - 25 Maj, 2018
